Lideri i Bundesligës, Borussia Dortmundi, do të kërkojë ta harrojë sa më shpejt eliminimin nga Liga e Kampionëve.
“Milionerët”, që janë në krizë të rezultateve, të gjitha forcat pas eliminimit nga Championsi, do t’i përqendrojnë në ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga trajneri Favre, në “Signa Iduna Park”, do të kërkojë të kthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Stuttgartit.
Dortmundi, pas humbjes nga Augsburgu, renditet në pozitën e parë në Bundesliga me 54 pikë, sa ka edhe Bayerni, në pozitën e dytë.
Dortmundi në këtë takim do të jetë i plotë, ndërsa te Stuttgarti do të mungojnë katër futbollistë, transmeton KTV.
Nga ana tjetër, kampioni i shumëfishtë i Bundesligas, Bayern Munichu do ta presë në shtëpi Wolsburgun.
Trajneri Niko Kovaq, për këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alabas, Comanit, Riberys dhe Robbenit.
“Bavarezët” do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive ndaj Wolfsburgut, ku në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, me katër fitore dhe një ndeshje që është mbyllur baras.
Në katër ndeshjet e fundit në ligë Bayerni, ka katër fitore duke arritur të barazojë me pikë liderin Dortmundin që është në pozitën e parë me 54 sosh.