Për shumë futbolliste, një humbje e formës, një kërkesë e çuditshme nga trajnerja e re apo edhe dështimi i një transferimi janë në mesin e pengesave më të mëdha në karrierë me të cilat përballen.
Por në nëntor të vitit 2017, beteja e Ann-Katrin Bergerit u zhvendos nga stadiumi në sallat e spitalit dhe në tavolinën e operimit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Deutsche Welle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm gjashtë muaj pasi luajti në finale të FA Cup në "Wembley" në prani të 35 mijë shikuesve për Birmingham Cityn, portierja gjermane ndjeu një kokërr në qafën e saj, që më vonë u diagnostikua se ishte kancer i tiroideve.
"Ishte një shok", thotë ajo nga kompleksi stërvitor i skuadrës së saj të re Chelsea. "Si futbolliste nuk mendon për këtë. Duhet të bësh një jetesë të shëndetshme, bën sport çdo ditë, kështu që ishte shok, nuk është e zakonshme në familjen time. Por unë jam person që preferon të bëjë gjërat sa më shpejt që të jetë e mundur. Kështu që pas diagnozës nisa të mendoja: 'Çfarë duhej të bëja tash?'".
Përgjigjja fillimisht ishte një program trajtimi që përfshiu një operim serioz në dhjetor....(Artikulli i plotë sot në Koha Ditore)