Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Klubet e Bundesligës me kampanjë të veçantë për të dashurën e lojtarit që vuan nga leukemia

Eren Dinkçi

Eren Dinkçi luan në Bundesligë. Por futbolli nuk është prioriteti i tij momentalisht, pasi e dashura e 24-vjeçarit vuan nga kanceri. Dy klubet e tij tashmë kanë nisur një kampanjë prekëse për përkrahje. 
Dhe për një herë futbolli del në plan të dytë. Dinkçi, që luan për Heidenheimin e Bundesligës gjermane, po përballet me situatën e re nga janari, kur e dashura e tij, Cinja, u diagnostikua me leukemi. Prej atëherë ajo ka luftuar kancerin e fshehtë të gjakut dhe në skenarin më të keq, përfundimisht do të varet nga një dhurim i qelizave staminale.

Për këtë arsye një ngjarje e veçantë do të mbahet të dielën, para ndeshjes mes Heidenheimit dhe Freiburgut. Donatorët potencialë do të kenë rastin të regjistrohen. Dhe ndoshta një ditë do të bëhen shpëtues jete. Ngjarja organizohet nga dy klubet në bashkëpunim me Regjistrin Gjerman të Donatorëve të Palcës së Kockave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është rastësi që ngjarja mbahet para kësaj ndeshjeje të Bundesligës. Dinkçi luan për Heidenheimin, por vetëm huazim nga Freiburgu. Të dy klubet po e promovojnë ngjarjen në mediumet e tyre dhe në rrjetet sociale.

“Për një moment gjithçka ndalet dhe në të njëjtën kohë fillon një udhëtim që askush nuk mund ta kishte imagjinuar”, kanë thënë ish-lojtari i Werder Bremenit, Dinkçi, dhe e dashura e tij.

Çifti dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për t’u dhënë sa më shumë njerëzve një shans më të mirë për të marr dhurim qelizash staminale, që shpëtojnë jetën.

Që kur u diagnostikua, jeta e Cinjës pos me përballje me sëmundje karakterizohet edhe me takime të shumta me pacientë të tjerë.

“Pikërisht në momente të tilla e kupton se sa i vlefshëm është çdo regjistrim i vetëm”, thonë çifti.
“Mund të bëjë ndryshimin vendimtar midis shpresës dhe pasigurisë”.

Regjistrimi fillon në orën 13:00 dhe zgjat deri në fillim të ndeshjes. Heidenheimi do të vazhdojë kampanjën edhe në ndeshjen e radhës në shtëpi, më 25 prill ndaj St. Paulit.

Dinkçi është i lindur në Gjermani, por është turk. Gjithë karrierën e ka zhvilluar në Gjermani. Ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë dhe Turqisë.