Merr fund telenovela Icardi-Inter. Sipas gazetes italiane Corriere Dello Sport, sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqetësimeve në gjurin e tij dhe duke përfituar nga situata që është krijuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Kjo do të thotë se sezoni i Mauro Ikardit do të mbyllet përpara kohe. Jo vetëm kaq, pasi me operacionin do të përfundojë edhe karriera e tij me Interin. Pas vendimit të klubit, raporti me sulmuesin është prishur dhe në merkaton e verës ai do të shqyrtojë të gjitha ofertat, të cilat kanë nisur të vijnë që tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventus dhe Reali i Madridit janë në në krye të listës, ndërsa Ikardit i duhet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.