Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër, bën të ditur FFK-ja përmes faqes zyrtare.
FFK-ja thotë se një vendim i tillë i UEFA-së ka ardhur shkaku që Spanja nuk ka pranuar që Kosova të paraqitet me të gjitha simbolet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas presionit që FFK-ja ka bërë në UEFA që Kosova të përfaqësohet me të gjitha simbolet e saj, e refuzimi kategorik i Spanjës për të mos pranuar simbolet e Kosovës ka bërë që institucioni i futbollit evropian t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle.
“Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra”, thotë FFK.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.