Manchester Unitedi dëshiron transferimin e Jadon Sanchos gjatë verës dhe ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë funteve për yllin e Borussia Dortmundit.
Sancho ka treguar formën e tij më të mirë në Bundesliga, duke realizuar tetë gola dhe 13 asistime në 33 paraqitje që prej transferimit nga Manchester City në vitin 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo18-vjeçari ka marrë lëvdata nga menaxherët e shumtë, në mesin e tyre ishte edhe ai i Tottenhamit, Mauricio Pochettino që tha se i riu anglez është në radarin e klubeve të njohura evropiane.
Gazeta britanike “The Sun”, raporton se anglezi mund të kthehet në Premier Ligë me Unitedin që e dëshiron si transferim kryesor të verës.
Dortmundi besohet se e ka informuar klubin anglez se dëshiron 70 milionë funte për Sanchon.