Son Heung-Min është duke kaluar formë fantastike me Tottenham Hotspurin.
Forma e mirë e futbollistit nga Kora e Jugut, ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë vazhdimin e kontratës.
Min ka vazhduar muaj më parë kontratën me londinezët që e mban atë në Ishull deri në vitin 2023, transmeton KTV.
Por, 26-vjeçari pritet të përfitojë kontratë të re me rritje të dukshme të pagës pas paraqitjeve fantastike.
Drejtuesit e klubit, i kanë ofruar pagë javore deri në 150 mijë euro në javë, ndërsa aktualisht lojtari fiton rreth 100 mijë euro në javë.
26-vjeçari këtë sezon me Tottenhamin, ka shënuar 16 gola dhe nëntë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.