Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami i ofron Sonit kontratë të re

Heung – min Son ka filluar negociatat me skuadrën e Tottenhamit për vazhdimin e kontratës.

Forma e mirë në të cilën është duke kaluar këtë edicion sulmuesi Son, ka bërë që klubi t’i ofrojë atij kontratë të re.

Londinezët i kanë ofruar jug-koreanit, kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në klubin nga Londra deri në vitin 2025.

28-vjeçari në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe 10 asistime.

Artikuj të ngjashëm