Londinezët i ofrojnë kontratë trivjeçare sulmuesit Tottenham Hotspuri po planifikon t’ia vazhdoj kontratën sulmuesit Heung min Son.
Forma e lartë që po kalon sulmuesi i Koresës së Jugut, ka bërë që londinezët ta shpërblejnë atë me kontratë të re.
Në 16 ndeshje në Premierligë, sulmuesi i krahut ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asistime këtë edicion. 28-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023.
Londinezët do t’i ofrojnë atij kontratë tri-vjeçare me rritje të dukshme të pagës për ta mbajtur atë deri në vitin 2026.