Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) është renditur në vendin e 28-të në ranglistën evropiane, duke lënë pas vetes 21 përfaqësuese të tjera të Evropës, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).
Kosova ka tubuar 44 pikë dhe e ndan pozitën e 28-të me Ishujt Faroe, ndërsa ka lënë prapa përfaqësuese të shteteve si Izraeli, Finlanda, Bullgaria, Greqia, Azerbajxhani e Gjeorgjia, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRanglistës i prin Franca, e ndjekur nga Norvegjia, Holanda e Rusia. Rangimi i përfaqësueseve të femrave është publikuar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) në prag të kualifikimeve për "Euro 2020", që do të zhvillohet në Danimarkë e Norvegji.
Njëherësh, kjo ranglistë do të merret parasysh gjatë hedhjes së shortit për kualifikime, përkatësisht për ndarje të përfaqësueseve nëpër vazo.