Manchester Unitedi është duke e përcjell formën e Jadon Sanchos te Borussia Dortmundi dhe gjatë verës pritet të bëjë ofertë për shërbimet e anglezit.
Sipas gazetës britanike “Metro”, Unitedi pritet të ofrojë 103 milionë euro për 18-vjeçarin që po shkëlqen te Dortmundi që prej transferimit nga Manchester City në vitin 2017.
Dortmundi e vlerëson anglezin me 103 milionë euro dhe këtë shifër pa problem mund ta paguajë Unitedi që dëshiron të rikthejë dominimin në Angli.