Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea eliminon Tottenhamin, në finale të EFL Cup ndaj Cityt

Foto: Reuters

Chelsea është kualifikuar në finale të EFL Cup duke e eliminuar në gjysmëfinale rivalin lokal, Tottenhamin.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat prej 2 me 1, megjithatë fituesi u përcaktua vetëm pas penaltive, pasi ndeshjen e parë gjysmëfinale Tottenhami e kishte fituar me rezultat prej 1-0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kante e Hazard shënuan për Chelsean, derisa golin e vetëm për Tottenhamin e shënoi Fernando Llorente.

Në penalti Chelsea u tregua më efikase, duke shënuar katër penaltitë, derisa Dier e Lucas humbën penaltitë te Tottenhami.

Në finale Chelsea do të përballet me Manchester Cityn.