Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës FA. Të dielën e mposhti Crystal Palacen me rezultatin 2:0 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA.
Ndeshja gjysmëfinale është zhvilluar në “Wembley Stadium” të Londrës. Ruben Loftus-Cheek shënoi golin e parë në minutën e 65-të me asistim të Kai Havetzit, ndërsa 11 minuta më vonë Mason Mount shënoi për fitoren 2:0.
Ai u asistua nga Timo Werner. Në finale, Chelsea do të takohet me Liveproolin. Finalja do të zhvillohet më 14 maj.