Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG rivalizon Realin për Hazardin

Paris Saint-Germaini raportohet se po planifikon ta rivalizojë Real Madridin për transferimin e anësorit të Chelseat, Eden Hazard.

Hazardi është përmendur gjatë se është afër kalimit te Reali, pasi edhe ka pranuar se ëndërron të kalojë te gjiganti spanjoll dhe ka refuzuar të zotohet se do të qëndrojë për shumë gjatë te Chelsea.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Blutë” janë në bisedime me belgun për një marrëveshje të re dhe mendohet se do t’i ofrojnë 300 mijë funte për javë për ta mbajtur në klub.

Gjithsesi, “The Mirror” raporton se PSG-ja tani ka hyrë në garë për Hazardin dhe synon ta transferojë verën e ardhshme.

Kontrata e Hazardit te Chelsea skadon më 2020.