Eden Hazardit pritet të largohet nga Real Madridi këtë muaj. Për shërbimet e sulmuesit belg janë të interesuara disa klube evropiane, në mesin e të cilave edhe Newcastle Unitedi.
“El Nacionali” raporton se Real Madridi ka refuzuar ofertën e Newcastle Unitedit për Hazardin. Klubi anglez kishte ofruar 40 milionë euro në fillim të këtij muaji.
Bëhet e ditur se Reali nuk do të pranojë ofertë më të ulës se sa 50 milionë euro, pasi dëshiron të marr të paktën gjysmën e shumës që kishte shpenzuar për Hazardin.
Klubi nga Madridi kishte paguar 115 milionë euro për 31-vjeçarin, të cilin e bleu te Chelsea. Raportohet se edhe dëshira e Hazardit është të rikthehet në Premier League.
Përveç Newcastle, për të është i interesuar edhe Chelsea.