James Rodriguez mund të rikthehet te Real Madridi.
Ylli kolumbian, i cili është i huazuar te Bayern Munichu për dy vjet, nuk do të qëndrojë te “bavarezët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas medieve spanjolle, drejtuesit e klubit synojnë ta rikthejnë lojtarin në Madrid, pas formës së dobët që po kalon skuadra.
Rodriguez nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te “bavarezët”, duke pasur probleme edhe me trajnerin Niko Kovaq.
Këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e klubit “Mbretëror”, për ta bindur yllin kolumbian të rikthehet në Madrid.