Përfaqësuesja e Kosovës niset nesër për në Ishujt Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës niset nesër për në Ishujt Faroe

12 tetor 2018 17:06

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të niset nesër për në Ishujt Faroe.

Seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, ka nisur sot në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Siç njofton FFK-ja, transmeton Koha.net, Kombëtarja niset nesër në orën 7.00.

Kosova do të luajë të dielën si mysafire e Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së katërt.

Ndeshjen e fundit mes dy kombëtareve e fitoi Kosova 2 me 0 në “Fadil Vokrri”.

Lexo edhe: “Fadil Vokrri” i sjell fat Kosovës, fiton ndaj Ishujve Faroe

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme