Sport

“Fadil Vokrri” i sjell fat Kosovës, fiton ndaj Ishujve Faroe

Descriptive Text

22:35 - Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen debutuese në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që iu dedikuar pikërisht legjendës së futbollit kosovar.

“Dardanët” shënuan fitore prej 2 me 0 sonte ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve, dhe bëhet lider i grupit, transmeton Koha.net.

Në minutën e nëntë tifozët e Kosovës “Dardanët” në minutën e nëntë kanë shpalosur një baner me imazhin e Fadil Vokrrit, dhe me mbishkrimin “Heroi Ynë”, me ç’rast edhe u brohorit emri i Vokrrit.

E goli i parë gjithashtu iu dedikua Vokrrit. Ishte Arbër Zeneli që shënoi golin e parë të Kosovës në minutën e 50, dhe bashkë me futbollistët e tjerë festuan në nderim të ish-presidentit të FFK-së.

Kosova e dyfishoi epërsinë pas pesë minutave përmes Atdhe Nuhiut që shënoi nga një asistim i Rrahmanit.


Kosova dyfishon epërsinë

Kosova ka shënuar edhe golin e dytë në sfidën ndaj Ishujve Faroe.

Pas Zenelit shënoi edhe Atdhe Nuhiu, në minutën e 55, transmeton Koha.net.


Zeneli me supergol kalon Kosovën në epërsi

21:54 - Arbër Zeneli ka shënuar një supergol për t’i dhënë epërsinë Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

Ai realizoi në minutën e 50, transmeton Koha.net.

Ky gol iu kushtua ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.


Pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe

Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” ishin më të mirë në këtë pjesëlojë, megjithatë nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të mirë shënimi, transmeton Koha.net.

Kosova pati topin në këmbët e veta 68 për qind të kohës.


Dardanët nderojnë Fadil Vokrrin, shpalosin banerin “Heroi Ynë”

21:04 - Në minutën e nëntë të gjithë tifozët janë çuar në këmbë dhe kanë shpalosur një baner dedim për Fadil Vokrrin.

Në banes është shfaqur fotografia e ish-presidentit të FFK-së si dhe mbishkrimi “heroi ynë”, transmeton Koha.net.

Në minutën e nëntë “Dardanët” kanë shpalosur banerin për shkak se ai barte numrin nëntë në fanellë sa ishte futbollistë aktiv.

Ata gjithashtu kanë thirrur edhe emrin e tij.


Nis ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe

20:45 - Ka nisur ndeshja e shumëpritur e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, e para në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

është i stërnbushur, transmeton Koha.net.


Pritje të gjata para hyrjeve në “Fadil Vokrri”

20:22 - Tifozë të shumtë janë në pritje për të hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të shikuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe.

KTV-ja ka siguruar pamjet nga hyrjet e stadiumit, në të cilat shihet se ka pritje të mëdha për të hyrë në stadium.

Image

Lojtarët dalin në nxehje, priten me duartrokitje

20:13 - Futbollistët e Kosovës kanë dalë në nxehje dhe janë pritur me duartrokitje të shumta nga tifozët që kanë nisur të mbushin tribunat.

Gjithashtu në nxehje janë dalë edhe futbollistët e Ishujve Faroe, transmeton Koha.net.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe nis në ora 20:45.

{gallery}


Formacionet zyrtare: Kosova – Ishujt Faroe

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, e dyta në Ligën e Kombeve.

Takimi nis në ora 20:45, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image
Image