Me të ardhur vera, pishina në Parkun e Gërmisë i hap dyert për vizitorë.
Si pishina me sipërfaqen më të madhe e po ashtu edhe me sasinë e ujit kërkon mirëmbajtje e përkushtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUji në të cilin mijëra vizitorë e gjejnë freskinë gjatë ditëve të nxehta po mbahet pastër nga stafi i pishinës.
Çdo mëngjes ende pa u hapur dyert për vizitorë, punëtorët e fillojnë pastrimin dhe filtrimin e ujit. Edhe me anë të makinave e pompave, e edhe në mënyrë mekanike.
Brenda pishinës ka kanale nga të cila buron uji me klorin në formë të lëngshëm.
Pishinën e Gërmisë e frekuentojnë pushues nga e tërë Kosova.
Lis Çaushi thotë se së paku 5 herë brenda një vere vjen nga Gjakova për ta kaluar një ditë pushimi këtu.
Kjo pishinë i duket më e përshtatshme dhe që ofron kushtet më të mira sa i përket pastërtisë.
Pishina i hap dyert për vizitorët në orën 10 në mëngjes, e pagesa për të rriturit është 2 euro, kurse për fëmijë 1.