Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Suksesi i një asistenti te fëmijët me nevoja të veçanta

Pedagogjia e përgjithshme është dega që e studioi.

Por tash e një vit energjinë e tij në punë Diamant Mazrekaj po e jep në asistim të fëmijëve me vështirësi në shkollim.

Si asistent në shkollën “Sylë Alaj”, në Drenoc të Deçanit, ai ndihmon një 13-vjeçare në mësime, raporton KOHA.

Thotë se tashmë është i lidhur me nxënësen, e cila që nga mosha 5-vjeçare pati ngecje në zhvillim.

Për shkak të kësaj ajo shkollimin nuk e vazhdon me moshatarët e saj, por është kthyer në klasë të katërt.

Edhe Drenasi angazhon asistentë të pakualifikuar për nxënës me aftësi të kufizuara Arbëri Drenasi angazhon asistentë të pakualifikuar për nxënës me aftësi të kufizuara

Angazhimi dhe ndihma e asistentit kanë bërë që nxënësja të ketë 1 vit të suksesshëm.

Jo të lehtë e cilëson punën që bën për shkak të përgjegjësisë që mban. E në këtë periudhë, si pasojë e infektimit të personelit arsimor me Covid-19, Diamantit i është dashur të zëvendësonte edhe ata për ta mësuar të gjithë klasën.

Fat të njëjtë me shumicën e asistentëve në Kosovë kishte pasur edhe Diamanti. Atij i ishte ndërprerë puna, por që pas ankesave dhe kërkesave të prindërve ai u kthye sërish.

Paragjykimet për personat me nevoja të veçanta, sipas Diamantit, janë zbehur dukshëm derisa thotë se duhet ende punë.

Prezenca e Diamantit në shkollë ka pasur ndikim pozitiv edhe në fëmijët e tjerë, sidomos kur ka mungesë të psikologut, thotë drejtori i shkollës Zeqir Nitaj.

Edhe Mbi 500 fëmijë me nevoja të veçanta në Prishtinë, vetëm 55 asistentë Arbëri Mbi 500 fëmijë me nevoja të veçanta në Prishtinë, vetëm 55 asistentë

Që nga 1 janari i vitit 2019, me një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, në tërë komunat e vendit lejohen të punësohen 100 asistentë. Derisa disa komuna, sikurse ajo e Prishtinës, ende nuk e kanë zbatuar këtë udhëzim, ajo e Deçanit tashmë paguan asistentin për fëmijë me nevoja të veçanta.

Udhëzimi ka ardhur pas refuzimit të Kuvendit të Kosovës që të miratojë amendamentin për punësim të asistentëve në shkolla.