Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musmurati: Në Prishtinë janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta e vetëm 15 asistentë

Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se nëpër shkolla të Prishtinës në Komunën e Prishtinës janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta, ndërsa janë angazhuar vetëm 15 asistentë.

Ajo në një bisedë për emisionin Sot në KTV ka thënë se është në dijeni se numri i asistentëve nuk është i mjaftueshëm, porse është fillimi.

“Janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta, kanë nevojë për asistencë, duhet si komunë t’u ofrojmë ndonjë lloj shërbimi apo edhe si Republikë e Kosovës. Fatkeqësisht kushtet janë siç janë, kemi filluar me 15 asistentë, duke e ditur se nuk mjaftojnë, porse është hapi i parë i duhur në drejtim të duhur. Punojnë 15 asistente, pasi kryesisht janë gra, në 15 shkolla të ndryshme. Klasfikimi është bërë, duke marrë parasysh shkollat ku kanë më tepër fëmijë me nevoja të veçanta dhe po ashtu duke marrë parasysh familjet që kanë më tepër nevojë për asistencë, shkaku i limiteve buxhetore”, tha Musmurati.