Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar në një gjysmëvjetor në Kosovë, prej të cilave afro një milion të paarsyeshme.
Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka theksuar se këto shifra përbëjnë alarm që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen thjesht si statistikë.
Ai ka njoftuar se është angazhuar stafi i Drejtorisë së Arsimit për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit, me qëllim evidentimin e mungesave të nxënësve dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.
“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet? Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Shahini ka theksuar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë.
-
4 milionë mungesa të nxënësve për një gjysmëvjetor, ekspertët ftojnë MASHTI-n të veprojë
-
Kosova shënon regres në testin PISA, ekspertet kërkojnë masa urgjente
-
Çeku për afro 4 mln mungesa të nxënësve në një gjysmëvjetor: Jemi në pritje të raportit të plotë
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë