Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka thënë se po punohet me Inspektoratin e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit për të parë se çfarë ka ndikuar në numrin aq të madh të mungesave në shkollë nga nxënësit.
Nga të dhënat e publikuara në fund të prillit nga Ministria e Arsimit ishin raportuar rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në gjysmëvjetorin e parë, prej tyre afro 2 milionë ishin pa arsye.
“Bashkëpunimi i Qeverisë me komunat, respektivisht drejtoritë komunale të arsimit, është esencial për t’i adresuar gjitha sfidat. Natyrisht na duhet një raport i plotë dhe këtë po e presim. Po punojmë ngushtë edhe me Inspektoratin e Arsimit dhe po konsultohemi me DKA-të për të parë se çfarë ka ndikuar në numër kaq të madh të mungesave, sa nga këto mungesa nuk kanë asnjë bazë dhe nuk mund të arsyetohen me asnjë rrethanë objektive. Pastaj mbi këto do të ndërtojmë strategji për konsolidim të çështjes që të mos vijë te ky numër kaq i madh i mungesave”, ka thënë Çeku në emisionin “tre8tre” në KTV.
Ai po ashtu ka folur edhe për testin e maturës. Ka thënë se çdo gjë është gati.
“Ne para pak kohës në Kuvend e miratuam Ligjin e ri të maturës shtetërore. Janë disa ndryshime që sjellë ligji i ri. Ndër to janë sanksionet më të forta për të gjithë ata që keqpërdorin e bëjnë veprime që dëmtojnë integritetin e testit. Jemi përgatitur maksimalisht. Kemi marrë gjitha masat dhe do të bëjmë çmos t’i eliminojmë këto veprime që janë të dëmshme para së gjithash për fëmijët tanë”, tha Çeku, duke aluduar në parregullsitë në të kaluarën në testet e maturës, përfshirë kopjimet.
-
4 milionë mungesa të nxënësve për një gjysmëvjetor, ekspertët ftojnë MASHTI-n të veprojë
-
Rreth katër milionë mungesa të nxënësve vetëm në një gjysmëvjetor në Kosovë
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale
-
Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh