SOT

Skicat unike të Albert Jegenit, mes realitetit e imagjinatës

Pjesë e imagjinatës, por shpeshherë edhe vizatim i realitetit janë krijimet nga Albert Jegeni.

39-vjeçari personazhet e para i ka krijuar qysh në qoshet e librave për fëmijë.

Jo se kreu ndonjë shkollë për këtë, por talentin thotë se e ndërtoi përmes videove të ndryshme në Youtube.

Të shumta janë fletoret në të cilat ka vizatuar, me apo pa ngjyra.

E tash pjesën më të madhe të tyre i krijon në tabletin e tij.

Jegeni thotë se nuk ka një vend të caktuar ku punon. Shtëpia, zyra e punës, tavolina në kafene e një park shndërrohen në hapësira ku ai mund të vizatojë.

Sipas Albertit, prandaj edhe dallojnë skicat në mes vete. Duke përfshirë këtu edhe inspirimin e kohën që i merr një punim.

Talentin ai e shfaq edhe në karikaturë.

Disa prej karaktereve të Jegenit kanë arritur të botohen. Madje e tillë është një histori shqiptare, bardhë e zi.

Jegeni thotë se vizaton duke u bazuar edhe në kërkesat e të tjerëve. Shpesh, këta të fundit janë klientët.

Krijimet e tij përdoren edhe për logo të ndryshme.

Por a ka përfitime nga kjo punë?

Alberti thotë se nuk ka asnjë vend ku ai shkon e nuk i merr me vete mjetet e punës.

Kurdo është një kohë e mirë për t’i shprehur ndjenjat përmes artit, thotë ai.