Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Sivjet më pak mollë të vjela në Rimanishtë

Me traditë 20-vjeçare si fermer, ky është Xhevat Lahu nga Rimanishta që merret me kultivimin dhe vjeljen e mollëve.

Pjesën më të madhe të kohës e kalon duke u kujdesur për të mbjellat e tij, ani pse sivjet vjeljen e mollëve e bëri më ndryshe krahasuar me vitet paraprake.

Kjo, pasi që pemishtja e tij 50-hektarëshe me mbi 400 trupa mollë u dëmtua nga faktorët natyrorë dhe ata ekonomikë. Si pasojë e kësaj, frytet gjatë vjeljes u përgjysmuan.

Ndërkaq, ai nga institucionet relevante kërkon mbështetje.

Kryefamiljari Xhevat Lahu tregon se vjelja e mollëve kërkon kohën e duhur dhe kujdes të veçantë.

Në mungesë të tregut, pemishtja e Xhevat Lahut u bë vendi i shitblerjes së mollëve. Ai tregon se shitjet më të mëdha i bëri në këtë pemishte.

Edhe Fermerët ankohen për rritje të kostos së prodhimit dhe për fitim të ulët Arbëri Fermerët ankohen për rritje të kostos së prodhimit dhe për fitim të ulët

Ndër të tjera, Lahu thotë se fermerët që kultivojnë mollë meritojnë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna.

Në fshatrat e Prishtinës përveç mollëve kultivohen shumë edhe kumbullat.