Shukrie Osmani nga Sllatina e Madhe thurjen me shtiza e ka pasion, meqë e ka ushtruar si zanat që nga vegjëlia.
Gjërat që ajo i bën janë: çorapet, shallet, stolitë e ndryshme e edhe veshjet kombëtare.
E me tregun mobil ajo vjen të martave në sheshin “Zahir Pajaziti”, që tash 5 vjet.
Për Shukrie Osmanin thurja me shtiza e punë dore janë qetësim. Madje, pjesën më të madhe të ditës thotë se e kalon duke thurur e punuar.
Shpreson se me rënien e temperaturave në vjeshtë e dimër të rritet shitja e produkteve.
Ato që i mbetën pa shitur, ajo i mblodhi të martën nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar të mërkurën në rrugën “Bill Clinton”.