Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Çantat nga Fahrija, shumë të kërkuara jashtë vendit

Përmes këtij materiali do të njoftohemi me motrat Fahrije dhe Selvete, të cilat thurjen me grep dhe shtiza e kanë mësuar qysh në fëmijëri. Së fundmi punimet i kanë ekspozuar në rrjetet sociale, ku menjëherë janë vërejtur nga të tjerët.

Hapëse të kënaçeve, kabllo elektrike e copëza nga gjësende të vjetra janë vetëm disa nga materialet që Fahrije Sekiraqa i përdor për të punuar çanta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fahrija, e cila që nga mosha 10-vjeçare ka filluar të punojë me grep e shtiza, ia dedikon pjesën më të madhe të kohës këtij zanati.

Thotë se ndjenjat, të cilat i përjeton gjatë kohës kur i ka shtizat a grepin në dorë, janë të papërshkrueshme.

E mban mend shallin e parë që e ka thurur me telat e metalit nga një ombrellë prej pamundësisë për të blerë shtiza.

E këtë zanat, të cilin e do kaq shumë, nuk ka kaluar as një muaj i plotë prej kur ka filluar ta kthejë edhe në një veprimtari fitimprurëse, bashkë me motrën e saj, Sevdijen.

Me madhësi, ngjyra e modele të ndryshme, çantat tashmë po pëlqehen shumë nga të tjerët, që motrat po i punojnë.

Deri në krijimin e markës së tyre, që e kanë emërtuar “Baggi”, çantat kryesisht i kanë dërguar jashtë vendit.

E edhe tash ato po kërkohen e po vlerësohen më shumë nga klientë të huaj, sidomos prej atyre nga Maqedonia.

Çmimet e çantave “Baggi” fillojnë nga 20 deri në 50 euro.

Nga disa këto çmime po konsiderohen të larta, mirëpo motrat thonë se duke filluar nga blerja e materialit e deri tek përfundimi i produktit është një punë me shumë përkushtim.

E edhe fakti që secila nga to është unike ndikon në çmim.

Me shpresën që puna do t’ju shkojë mbarë, ato tashmë e kanë planifikuar që një pjesë të fitimeve t’i dhurojnë për organizata qeveritare.