Erzë Surdulli
Ilaz Maliqi, shtëpinë e tij e ka kthyer në një muze objektesh të vjetra me vlerë historike.
Veglat e punës e gjësendet që janë përdorur në periudhat e hershme historike, i ka koleksionuar ndër vite i moshuari Ilaz Maliqi.
Ani pse i ka për zemër të gjitha këto objekte të vjetra dhe i ruan me fanatizëm, Maliqi thotë se pas tyre fshihet një histori jo e lehtë për të.
Janë kushtet e vështira të jetesës së tij dhe bashkëshortes, që siç thotë ai, do ta detyrojnë t’i shesë këto vegla qindravjeçare.
Në secilin cep të shtëpisë përmes këtyre koleksioneve, 73-vjeçari Maliqi thotë se rikthehet pas në kohën e jetesës së dikurshme që bënte ai e familja e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
“Kutia e kujtesës” me manekinët e gjymtë që i flasin luftës
-
“Apoteoza dardane” si rizbulim ekspresionist i maestros Nevruz Musa
-
Jetësohet projekti i kamotshëm për Muzeun e Masakrës në “Lagjen e Boshnjakëve”
-
“Qysh sheh AI” provokon teknologjinë, lartëson njeriun
-
50 vjet Apple, hapen dyert e muzeut të ri në Holandë