Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Samirja, edukatorja që mëson e dhuron dashuri me gjuhën e shenjave

Të vegjlit e kopshtit “Yllkat” me padurim e presin çdo ditë takimin me edukatoren Samire Jupolli.

Në pamundësi për të folur e dëgjuar, Samirja shpjegon mësimet për fëmijët me anë të gjuhës së shenjave.

Ditët e javës, muajt e vitit, stinët, anëtarët e familjes e alfabeti janë vetëm disa prej gjërave që të vegjlit i mësojnë nga edukatorja Samire në gjuhën e shenjave.

Pas saj, pa përtesë fëmijët i përsërisin fjalët e i lëvizin duart.

Sipas edukatores, ora e gjuhës së shenjave zgjat deri në 30 minuta.

Edhe Teknologjia ndikon në të folur, nxënësit me shërbime logopedie falas SOT Teknologjia ndikon në të folur, nxënësit me shërbime logopedie falas

“Prej ditës së hënë deri të shtunën punoj me grupmoshat 5 dhe 6. Ditën e martë punoj me 4 dhe 5-vjeçarët, kurse të mërkurën me moshat 3 dhe 4. Ata janë më të vegjël. Të enjten merrem me planprogramin tim, kurse zakonisht të premten kemi zgjedhur të bëjmë kuize të ndryshme me gjuhën e shenjave dhe garojmë përmes lojës. E fëmijëve u pëlqen shumë kjo. Ajo që kanë mësuar së pari është përshëndetja ‘Mirëmëngjesi’ pastaj ditët e javës, stinët e tash kemi arritur te familja, pemët, perimet. Fëmijët që kanë vështirësi ua përsërit derisa të kuptojnë”, tha Jupolli.

Samirja thotë se nëse te ndonjëri vëren potencial më të lartë është e gatshme t’i ndihmojë edhe në mësimin e gjërave shtesë.

Shton se 5-vjeçari Dielli ka arritur të mësojë më shpejt e suksesi i të gjithëve e bën të ndihet krenare.

“Pavarësisht që janë të vegjël unë mundohet t’ua mësoj gjuhën e shenjave, sepse në të ardhmen ata mund të bëhen interpretues të mirë, të punojnë në televizion e institucione publike e private. Unë ua ofroj. Nuk i detyrojmë fëmijët ta mësojë këtë gjuhë”, tha Jupolli.

Mbi 14 vjet përvojë në këtë kopsht, Samirja thotë se u falënderohet kolegeve e drejtoreshës. Shpreh se edhe ato tash e kanë mësuar gjuhën e shenjave.

E para e kopshtit thotë se është kënaqësi të punosh me një edukatore të tillë.

Edhe Ora e leximit, lënda që po ndihmon nxënësit në aftësitë e komunikimit SOT Ora e leximit, lënda që po ndihmon nxënësit në aftësitë e komunikimit

“Ne jemi me fat që punojmë me një edukatore si Samirja. Edhe ne e kemi mësuar gjuhën e shenjave. Në fillim jam ndier keq nëse nuk e kam kuptuar. Gjithashtu kur ajo nuk më kuptonte mua, unë doja që Samirja të ndihej tamam pjesë e stafit”, tha Rifadije Sopi.

Pas përfundimit të kopshtit, në pushime verore fëmijët përsëri e vizitojnë edukatoren Samire.