Rrugët “28 Nëntori”, “Vlora”, “Isa Boletini”, shtatorja e Ismail Qemalit e shumë objekte të tjera janë simbol i pavarësisë së Shqipërisë në Prishtinë.
Madje qysh në hyrje të kryeqytetit valon edhe flamuri kuqezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoriani Durim Abdullahu thotë se Prishtina ka një arkitekturë që shërben si hartë urbane e simbolikave të historisë kombëtare shqiptare.
Pavarësisht që është përuruar në vitin 2015, pak e dinë vendndodhjen e shtatores së Ismail Qemalit.
Kurse Abdullahu shton se kjo është zgjedhur me vend.
Emra të rrugëve që e karakterizojnë këtë datë të shënuar ka edhe në vende të tjera të Kosovës.
Amir Sogojeva nga Agjencia Kadastrale e Kosovës thotë së shpesh këto të fundit janë afër njëra-tjetrës.
Në territorin e Kosovës ka 23 emra të rrugëve me “28 Nëntor”, 10 me “Flamuri”, 14 “Vlora”, “Ismail Qemali” 17, dhe “Isa Boletini” 23 sosh.