Ta gjesh dashurinë e jetës dhe partnerin ideal është diçka që të gjithë e dëshirojnë.
Personat që e arrijnë këtë janë me fat sipas Taib e Zumra Kabashit nga Mitrovica të cilët para 36 vjetësh, i bashkoi sporti.
Djali hendbollist dhe vajza basketbolliste dashurinë e kurorëzuan me martesë në vitin 1985.
Zumra u shpërngul nga Bosnja në Kosovë, duke u përshtatur me zakone e tradita shqiptare.
Janë prindër të dy vajzave e një djali, të cilët e kanë mbushur shtëpinë me mbesa e nipa.
Ata jetojnë një jetë të lumtur, shëtisin pothuajse çdo dite tek Ura e Ibrit, duke e kujtuar të kaluarën e tyre. Çiftin sporti e bashkoi dhe me të janë duke u plakur.
Jo çdo çift përjeton histori të njëjtë të dashurisë. Kujtim dhe Manida Morania nga Vushtrria shpalosën ngjarje para 14 vjetësh. Treguan se ishin rrjetet sociale, puna dhe kafeja që i bashkoi si çift dhe që nga ajo kohë, filluan rrugëtimin e tyre duke zgjeruar dashurinë e tyre deri në ditët e sotme.
Sytë ua tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe historinë që kanë.
Thonë se rastësia është mbret i botes, njashtu ishte edhe fati i çiftit Fatmir dhe Eliza Canës, të dy me prejardhje nga Gjakova.
4 dekada më parë, Eliza si një 22 vjeçare kishte ardhur në Prishtinë dhe me t’u kthyer në Gjakovë, i ndodhi i papritura. Autobusi me të cilin e kishte planifikuar të shkojë në shtëpi, ishte nisur, duke e lënë të presë me orë të gjatë në stacion.
Pikërisht nga këtu, njoftoi Fatmirin për herë të parë i cili ia rrëmbeu zemrën nga mirësia që ia kishte bërë duke e dërguar deri në shtëpi Elizën.
Dashuria në shikim të parë u zgjerua në fejesë e martesë. Fatmiri dhe Eliza janë prindër të një vajza dhe gjyshër të kujdesshëm të nipave e mbesave.
Çifti Cana uron që gjeneratat e reja të respektojnë e ta duan njëri-tjetrin si mënyrë suksesi në lidhje.
Për të, e gjithë dashuria është jeta dhe ajo që shtyn njerëzit përpara.