Radiografia, rezonanca magnetike e tomografia e kompjuterizuar janë vetëm disa nga shumë shërbimet që jepen në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Është e vetmja klinikë shtetërore që u ofron këto shërbime qytetarëve pa shpenzuar shumë. Ajo gjendet në katin e dytë të Klinikës Emergjente. Megjithatë, disa pajisje të kësaj klinike janë të vendosura në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë e disa të tjera në repartin e neuroradiologjisë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRadiologjia përfaqëson një degë të mjekësisë që përdor energjinë rrezatuese në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve.
Drejtori i kësaj klinike, Bujar Gjikolli, ka treguar për shërbimet që i ofron kjo klinikë ndër vite.
Thotë se nuk është e lehtë të punohet nën presionin e pandemisë COVID-19.
Aparaturat me të cilat punon kjo klinikë, sipas tij, janë të vjetruara. Megjithëkëtë, ato punojnë ende me kapacitet të lartë.
Në këtë klinikë, Gjikolli thotë se janë të punësuar mbi 90 punëtorë.
Me rritjen e kapaciteteve, kjo klinikë ka arritur që ta ulë listën e pritjes te pacientët në disa shërbime.
Edhe pse jemi në kohë pandemie, kjo klinikë nuk ka ndalur asnjë shërbim për qytetarët. Punonjësit shëndetësorë vazhdojnë të jenë të kujdesshëm me veshje adekuate për të mos e bartur infeksionin te pacientët ose anasjelltas.