Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Një ditë me mantelbardhët që ndihmojnë pacientët të luftojnë kancerin

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, çdo ditë marrin shërbime rreth 280 pacientë.

Klinika e Onkologjisë, sipas drejtorit të kësaj klinike, Ilir Kurtishi, funksionon me dy shërbime kryesore: shërbimin e kimioterapisë dhe atë të radioterapisë.

Stafi shëndetësor i Klinikës së Onkologjisë 24 orë është në shërbimin e pacientëve, të cilët e bëjnë një punë të jashtëzakonshme në shërimin e të prekurve me sëmundje të rënda.  

Në këtë klinikë në shërbimet ditore punojnë 13 mjekë që ofrojnë konsulta dhe mjekime për pacientët. Ndërsa në radioterapi janë 5 specialistë që merren me trajtime radioterapeutike.

Vildane Goga-Çmega, që është shefe e shërbimit të kimioterapisë, apelon që të bëhen kontrolle të rregullta, sepse zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë.

Edhe Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji Arbëri Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Në këtë klinikë, përveç stafit mjekësor, punojnë edhe ekspertë të fushave të tjera të rëndësishme, si fizika mjekësore dhe fizioterapia. 

Burim Uka, si shef i shërbimit të fizikës mjekësore dhe mbrojtjes nga rrezatimi, tregon se gjatë ditës trajtojnë rreth 70 pacientë. 

Thotë se klinika është pajisur me aparatura të reja dhe moderne, që e bëjnë trajtimin më të sigurt për pacientët. 

Valmira Bajrami, që me profesion është fizioterapeute në Klinikën e Onkologjisë, thekson se së fundmi janë arritur disa shërbime që më herët nuk kanë qenë të mundshme për pacientët.  

Edhe Në Klinikën e Onkologjisë kërkohet shtimi i stafit, SHSKUK-ja nuk hap konkurs Arbëri Në Klinikën e Onkologjisë kërkohet shtimi i stafit, SHSKUK-ja nuk hap konkurs

Ajo thekson se Klinika e Onkologjisë përpiqet të ofrojë trajtime më cilësore për pacientët që përballen me sëmundjet e kancerit.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe regjistruar në klinikë mbi 330 raste me kancer të gjirit, shifër afërsisht e njëjtë nga viti paraprak.