Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Qyteti i minatorëve me Parkun e Erës, 170 milionë eurosh

Kosova ka mjaft atraksione që tërheqin vizitorë të vendit e edhe turistë nga jashtë. “Parku i Erës”, në Bajgorë të Mitrovicës ka disa vjet që tërheq vizitorë të huaj.

Turbinat e aktivizuara me era janë pajisjet themelore që bëjnë konvertimin e energjisë së erës në energji elektrike.

E Mitrovica shënon mbase më së shumti sukses në këtë fushë, meqë gjendet parku më i madh që prodhon energji të ripërtëritshme në Kosovë.

Ky projekt është investim i kompanisë gjermano-izraelite “General Electric”, që dhe njëkohësisht po i menaxhon gjithsej 27 turbinat e erës.

Gjithçka u finalizua në vitin 2021, me investimin e plot 170 milionë eurove.

“Parku i Erës”, duke prodhuar 105MW, ka rritur interesimin e shumë investitorëve të huaj që të investojnë në Mitrovicë.

Energjia e ripërtëritshme është energji e prodhuar nga burime natyrore të pafundme ose të rimbushshme, si dielli, era, valët, uji, biomasa dhe energjia e ngrohjes së tokës.

Edhe Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime Arbëri Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime

Pos që ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e qytetit, ky projekt investimi e ka kryer edhe rindërtimin e rrugës rreth 13 km të gjatë, duke e lehtësuar kalimin që dikur thuajse ka qenë i pamundur.

Nga ana tjetër, qytetarët shpesh kalojnë kohë këtu duke shijuar bukuritë e Bajgorës.

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm tregon se si komunë kanë edhe plane të tjera për ta përparuar më shumë ekonominë dhe turizmin e Mitrovicës.