Në Kosovë ka terrene malore të shumta që mund të shfrytëzohen për pushime. Një nga atraksionet kryesore malore janë malet e Rugovës me peizazhet e mrekullueshme që kanë.
Ciceroni Fatos Katallozi tregon se si qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës i shfrytëzojnë bjeshkët e Rugovës, Bogën e fshatrat përreth, për pushime në vikend e ndonjëherë edhe gjatë ditëve të javës.
Para përhapjes së COVID-19, Katallozi tregon se ka pasur grupe të shumta nga vende jashtë Kosovës që kanë ardhur për t’i vizituar bjeshkët. E tash që është gati e pamundur, vizitat janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
Katallozi tregon se cilat vende i vizitojnë më shumë dhe se çka kanë ato vende për të ofruar.
Vizitat në Bogë kanë qenë të shumta deri në fillim të muajit mars. Tash këtë terren e shfrytëzojnë kryesisht vendasit gjatë fundjavës.
Vizitat në Bogë janë më të shpeshta gjatë dimrit, ku vizitorët kanë mundësi edhe të skijojnë. Por në këto anë, secila stinë ka bukuritë e saj të veçanta. Këtë mund ta vërejnë posaçërisht ata që e duan ecjen.
Edhe
Shqipëri-Kosovë, turizmi malor i mikpritjes
Këtë vit kishte vizitorë qe kishin ardhur për herë të parë në bjeshkët e Rugovës, meqë nuk kishin arritur të shkojnë në bregdet.
E të tjerë janë vizitorë të rregullt, sepse thjesht kënaqen me pushimin në bjeshkë.