Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Boga nis sezonin “pa borë”

Për shumë njerëz, dimri është një ndër sezonet më të preferuara, të cilën duan ta kalojnë në vise malore me borë.

E Kosova njihet për disa pika atraktive të turizmit dimëror, ndër të cilat veçohet Boga, rreth 28 kilometra nga qyteti i Pejës.

Në Bogë sezoni veçse ka filluar, por në mungesë të borës, frekuentimi nga qytetarët është më i vogël se herëve të tjera, raporton emisioni SOT në KTV.

Por, ka të tillë të cilëve u mjafton ajri i pastër që ofron ky fshat në zemër të Bjeshkëve të Rugovës, të cilët së bashku me familjet e tyre shijojnë bukuritë përreth.

Boga është e rrethuar me vila e stane të shumta, që janë në shërbim të vizitorëve në çdo stinë.

Edhe 30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë Arbëri 6 muaj më parë 30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë

Skijimi si një sport dimëror, praktikohet edhe në Bogë, por ky vit bën dallimin.

Përreth vilave që ofron Boga, ndodhen edhe disa lokale si më të frekuentuarat në këtë zonë.

Sipas pronarëve të tyre, mungesa e turistëve këtë vit është e dukshme, por kur flitet për vitet e kaluara, ata veçojnë disa atraksione që hasin turistët atje, përfshirë edhe shërbimet e tyre.

Pajisjet për të ushtruar sportet e dimrit, janë të domosdoshme.

Kësisoj, shumë pranë këtyre vilave, është krijuar një ambient që i posedon të gjitha pajisjet dimërore.

Edhe Mirusha "pa ujëvarë" atraksion i vizituar nga të huajt - JETA JETA 9 muaj më parë Mirusha "pa ujëvarë" atraksion i vizituar nga të huajt - JETA

Vizitorët thonë se jo vetëm në sezonin e dimrit e frekuentojnë Bogën, por këtë e bëjnë shumë shpesh gjatë një viti.

E, për dallim nga ditët e javës, vikendi shton numrin e turistëve, pavarësisht mungesës së borës.