Ishte kërkesë e kamotshme e banorëve që shërbimet mjekësore t’i merrnin në një qendër më afër shtëpive të tyre.
E edhe pse ishte planifikuar që të hapej para dy vjetëve, QMF-ja në Veternik u përurua një muaj më parë.
Shërbime radiologjike, mamografike, stomatologjike, konsulta rutinë dhe analiza, qytetarët tani mund t’i marrin në këtë QMF.
Një euro do të kushtojë bërja e analizës së hemoglobinës së gjakut e gjashtë euro shërimi i dhëmbit.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, këto çmime janë të rregulluara në bazë të udhëzuesit administrativ.
Edhe pse nuk u panë shumë pacientë, Sadiku thotë që ekziston interesimi i qytetarëve për t’u kontrolluar në QMF.
Edhe
Kosto e lartë në privat, më shumë pacientë në institucionet publike
Përkundër zërave të banorëve që qendra nuk është ndërtuar në vend të përshtatshëm, Sadiku deklaron se rruga “Nekibe Kelmendi” është më e frekuentuara në kryeqytet.
Hiç më pak se 470 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Prishtinës ky projekt, i cili ka filluar punimet për më shumë se tetë vjet.
Kjo QMF është pjesë e projektit të madh , ndërtimit te spitalit të kryeqytetit, për të cilin janë ndarë rreth 53 milionë euro.
-
QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat
-
Sadiku: 200 mijë qytetarë jorezidentë marrin shërbime në Prishtinë, sfidë numri i vogël i mjekëve
-
Mungesa e ujit rrezikon shërbimin e dializës në QMF-në në Kodrën e Trimave
-
Decentralizimi i kimioterapisë vlerësohet nevojë e domosdoshme