Orën e trashëgimisë kulturore nxënësit e klasës së tetë në shkollën “Asim Vokshi” po e mbajnë në një ambient më ndryshe.
Jashtë klasës së zakonshme, arsimtarja Jehona Gashi-Sekiraqa po u shpjegon rëndësinë e eksponateve të vjetra shqiptare.
Brenda muzeut historik të shkollës që është krijuar së fundmi nxënësit po e kanë më të lehtë mësimin.
Muzeun që nga 2017-a po e furnizojnë vetë me vegla muzikore antike, veshje kombëtare, si dhe elemente të tjera të kulturës shqiptare.
Olta Krasniqi, nxënëse e klasës së tetë, thotë se është e pasionuar me veshjet kombëtare dhe i njeh shumë mirë edhe vallet dhe veshjet e shumë rajoneve të Kosovës.
Duke shtuar se tanimë në muze po e mëson edhe qepjen e tyre.
Edhe
Nga mungesa e librave të rinj e përdorimi i AI-së, sfida të reja për kulturën e leximit te nxënësit
Anesa Rexhepit dhe shoqes së saj Xhesina Dajakut iu pëlqen shumë historia e veglave të vjetra, si dhe përdorimi i oxhakut dhe djepit.
E drejtori i kësaj shkolle, Nazif Jashari, thotë se muzeu tash e sa vite po iu ndihmon jashtëzakonisht nxënësve të shkollës për ta kuptuar më mirë historinë shqiptare.
Jashari thotë se sa të ekzistojë shkolla, nuk do të ndalohet asnjëherë veprimtaria e muzeut dhe se do të pasurohet edhe më shumë.
-
“Kuzhinat” shtyjnë planin për mësim tërëditor edhe në 4 shkolla në Prishtinë
-
Hulumtimi nga ETEA: Deri në 70 për qind e nxënësve vetëdeklarojnë se referatet i kopjojnë
-
Këtë vit, më shumë kërkesa për veshje kombëtare e uniformë të FSK-së
-
Nxënësit të ngarkuar me detyra e kurse, psikologët kërkojnë balancë