Që nga shtatori i këtij viti, nxënësit e shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” krahas mësimeve u angazhuan me punë në biznese të ndryshme në kryeqytet.
“Ditët e Solidaritetit” është projekt i organizatës “Toka”, i cili përfshinë nxënësit e shkollave të Kosovës.
Nxënësit si: Sumea, Eraldi e Rita punuan në tri biznese të ndryshme për të siguruar të holla, me të cilat do të kontribuojnë në kauza bamirëse.
Përtej orarit mësimor, mësimdhënëset e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina u angazhuan të realizonin aktivitete informuese për rëndësinë e të qenit solidar.
Rreth 6 mijë euro ishte shuma që vitet e kaluara nxënësit e shkollave të zgjedhura nga “Toka” i grumbulluan për “Ditët e Soldaritetit”.
Shëndeti mendor është tema ku të rinjtë janë më të fokusuar thekson Nuhi Tërshani nga “Toka”.
Projekti “Ditët e Solidaritetit” në këtë shkollë ka nisur nga muaji shtator dhe do të zgjas deri në muajin maj.