Për të zhvilluar pasionin e tij në kultivim të pemëve të ndryshme, para 9 vjetësh, Nexhip Aliu belu rreth 5 hektarë tokë në Janjevë.
57-vjeçari nga Prishtina çdo ditë merr rrugën për në Janjevë. Ai kujdeset për gjysmë hektari tokë me aroni e po aq me vishnje e pjeshkë. Nga 1 hektar ka për qershi derisa për gështenja ka 30 ari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor gati një dekadë më vonë rutina e tij nuk ka ndryshuar.
Megjithatë ka një gjë që është vështirësuar, e kjo është mungesa e punëtorëve sezonalë, të cilët angazhohen në korrje.
Lume Gashi është një nga punëtoret e pakta këtu. Ajo thotë se punët e tilla janë profitabile, sidomos për gratë dhe vajzat.
Ka disa muaj që Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve, të cilët për kushte më të mira janë larguar nga vendi.