“Merrni shportat e ejani merrni dredhëza falas.” Kjo është porosia me të cilën “ “Farmvilla shpk” nga Janjeva fton të gjithë qytetarët që të vijnë e vjelin dredhëza organike.
Pronari tha se po i dhuron dredhëzat falas, ngase nuk po gjen punëtorë për vjelje. Në një përgjigje për KOHËN, ai ka thënë se ky është një vit i vështirë dhe mungesa e punëtorëve është e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ndonëse paguan secilin punëtor për kilogram dredhëze, të tillë nuk po gjen në tregun kosovar.
Ai ka thënë se dredhëzat janë të pjekura dhe mund të vilen në 30 ari tokë sa posedon në fshatin Janjevë.
Ka disa muaj që Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve, të cilët për kushte më të mira janë larguar nga vendi.