Nëpër lagjet e Samadrexhës gjendet shumë shpesh. I ngjet pjesët më të larta për t’ia shkrepur fotografitë natyrës së fshatit ku edhe jeton.
Promovimi i Samadrexhës përmes fotografive të tij i ka sjellë shpesh vizita fshatit, thotë Alban Maloku.
Një aparat i vjetër në shkollë fillore ishte bërë shkas që Albani të mendonte për kontributin e tij në promovimin e fshatit.
Si banorë fshati thotë se përballen çdo ditë me probleme esenciale për jetesë. Disa prej tyre i sheh si faktorë që mund të ndikojnë edhe te ai për t’u larguar nga Samadrexha.
Edhe pse është mësimdhënës me profesion, pas punës del lagjeve të Samadrexhës. Çdo fotografi a video që e poston në faqen e fshatit e bën për mërgimtarët, të cilët thotë se mallëngjehen për lagjet e shtëpitë e vendlindjes.
Por, sipas tij, jo çdo kërkesë që bëhet realizohet nga Komuna e Vushtrrisë. Kjo, sipas tij edhe e ka pakësuar numrin e banorëve në Samadrexhë.
-
Për një muaj, një shkollë e Sllatinës me 14 nxënës më pak. Ekspertët alarmojnë për pasoja nga migrimi
-
Nga Kuba në Samadrexhë, rrugëtimi i veçantë i hendbollistes më të mirë të Kupës së Kosovës
- Arsimi në Kosovë, fabrikë diplomash që po varros dijen
-
Sami Haxhimusa për 41 vjet kontribuoi në mësimdhënie
-
Muhaxheri pas takimeve në disa fshatra të Pejës: Fjala e mbajtur shihet në vepra