Nga ky vend bëhen matje të shumta të lagështisë, temperaturës e shpejtësisë së erës. Parashikimi i motit bëhet për numër të vogël ditësh. Por, siç tregon drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik, Letafete Latifi, për emisionin SOT në KTV, për këtë ka arsye shkencore.
Në kohët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene u bënë matjet e para meteorologjike në Kosovë. Në vitin 1926 u mblodhën të dhënat e para, që tash janë digjitalizuar. Latifi thotë se të dhënat e vjetra hyjnë në punë, sidomos për ta ditur nivelin e reshjeve standarde.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tregon se si ka qenë niveli i reshjeve për vitet e fundit. Ndërsa për këtë vit Latifi thotë se po shkohet drejt niveleve normale meteorologjike.
Aktualisht Kosova mund të parashikojë edhe vërshimet. Kosova është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, por jo edhe e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
Sipas Latifit, për ta arritur këtë duhet edhe lobim nga niveli qendror. Sipas saj, rritja e numrit të të punësuarve do ta rriste edhe kontributin e IHMK-së.