Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Librat që sjellin freski në ditët e verës

Faqet e një libri sjellin freski në ditët e nxehta të verës.

Romanet me histori dashurie e faqet me vrasje të mistershme janë ato që lexohen më së shumti për muajt me temperatura të larta, thotë Ilirjana Hasaj.

Përveç klasikëve të sezonit edhe për titujt e rinj ka interesim, shton ajo.

Madje edhe në gjuhën angleze.

“You and me on Vacation”, The greatest secret” e “Barnatorja e humbur” janë vetëm disa prej librave të rekomanduar për adhuruesit e leximit.

I rekomanduar edhe nga “Good reads” është romani që flet për historinë e ikonës së Hollivudit, Evelin Hygo.

Sipas Hasajt, problemet e jetës së përditshme bënë që njerëzit për pushime të zgjedhin libra psikologjikë e që ndihmojnë në zbulimin e sekreteve për një jetë të lumtur. I tillë është “The greatest secret”.

Edhe Edhe në pushime verore fëmijët angazhohen me lexim të librave SOT Edhe në pushime verore fëmijët angazhohen me lexim të librave

Edhe të vegjlit lexojnë po aq sa të rriturit. E sidomos në kohën e pushimeve, pohon Ilirjana.

Librat me aventura janë të preferuarit.

Sipas Hasajt, çdoherë është koha e stina e duhur për të lexuar një libër.