Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lëndimet dhe sëmundjet më të shpeshta që shohim gjatë verës, si të mbrohemi nga to

Temperaturat e larta dhe ditët më të gjata, shtyjnë njerëzit të dalin nëpër pishina, parqe apo plazhe.

Por, moti i nxehtë sjellë me vete edhe rreziqe të caktuara shëndetësore, ku mjekët thonë se ka një numër të sëmundjeve dhe lëndimeve gjatë muajve të verës.

Doktoresha Philippa Kaye duke folur për “The Sun”, ka treguar se cilat sëmundje dhe cilat lëndime janë më të shpeshta gjatë muajve të verës.

Në këtë listë hyjnë: kafshimi apo thumbimi nga insektet, skuqjet nga hithrat, ndrydhjet apo tendosjet – si shembull nga kërcimet nga trampolina, djegia nga dielli, sulmet apo lodhjet nga nxehtësia, infeksionet e shkaktuara nga pickimi nga rriqra.

Doktoresha veçanërisht i ka kushtuar vëmendje infeksionit të shkaktuar nga pickimi nga rriqrat që bartin në vete baktere.

Edhe Rreziqet shëndetësore nga të nxehtit ekstrem Lifestyle Rreziqet shëndetësore nga të nxehtit ekstrem

Ajo thotë se mund të shkaktojnë pasoja serioze nëse nuk mjekohen. Thotë se virusi kalon te sistemi nervor e më pas edhe te zemra.

Doktoresha rekomandon që nëse shkoni në një zonë të gjelbëruar ku mund të ketë rriqra, atëherë mbani veshur pantallona dhe bluzë me mëngë të gjata.

Po ashtu doktori Adrian Boyle ka rekomanduar që të evitohen temperaturat e larta.

“Ne e dimë se ndryshimet klimatike po bëjnë verat më të nxehta, dhe shoqëria duhet të dijë rreziqet shëndetësore. Verën e kaluar ne kemi parë temperatura mbi 40 gradë Celsius dhe ka pasur mbi 3000 vdekje të lidhura me nxehtësinë vetëm në Britani të Madhe”, ka thënë Boyle.

Ai ka thënë se temperaturat e nxehta duhet evituar veçanërisht nga grupet e ndjeshme, nga presonat që kanë probleme shëndetësore, e nga të moshuarit.

Edhe Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut Arbëri Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Po ashtu rrezik i madh është dehidrimi.

Doktoresha Sarah Jarvis ka thënë se nga dehidrimi veçanërisht të rrezikuar mund të jenë fëmijët, dhe ka këshilluar që të konsumohen sa më tepër lëngje gjatë motit të nxehtë.