SOT

“Lazdrohu”, qendra e re sociale për fëmijë

Rinor Zuka dhe Rina Hajdini janë studentë të fakultetit të Edukimit Fizik. Që të dy në të kaluarën kane qenë aktiv në sporte, e tani kanë vendosur që ta përcjellin përvojën e tyre tek fëmijët.

Në këtë ambient të ngrohtë, ata janë në proces të përfundimit të një qendre sociale për fëmijë, të cilën kanë vendosur ta quajnë “Lazdrohu”.

Aktivitete të shumta sportive e zbavitëse do të ushtrojnë fëmijët aty. E tëra kjo me qëllim që ato të ndikojnë në zhvillim e fëmijëve në shumë aspekte.

Me ndihmë të ICK dhe UNICEF “Lazdrohu” tashmë po merr përkushtim edhe më të madh nga Zuka e Hajdini. Duke e ditur që po e bëjnë një vend ku fëmijët mund të kalojnë kohë zbavitëse.

Që nga fillimi ata janë kujdesur vet për të gjitha punët që është dashur të kryhen për kompletimin e hapësirës. E aktiviteti i tyre vazhdon edhe më tytje duke i trajnuar fëmijët në sportet që do të ushtrohen aty.

Mjetet me të cilat qendra është e pajisur janë të gjitha prej drurit dhe ata janë kujdesur që asnjë nga lojërat të mos përmbajë materiale të dëmshme.

Vetëbesimi të fëmijët është i rëndësisë së madhe për zhvillim psikologjik të mëtutjeshëm, e në këtë qendër është menduar që të ketë edhe aktivitete që ndihmojnë në këtë aspekt.

E një hapësirë e veçantë to të jetë për fëmijët me zhvillim të vonshëm motorik.

Ata thonë se e kanë qëllim që ajo hapësirë ndër të tjera ti bën të ndjehen të sigurtë e rehat.