Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Koleksion nga riciklimi i rrobave të molerëve

Guximi nuk i ka munguar kreatores Genta Gjocaj për koleksionin e saj të ri. Për t’i punuar veshjet ka recikluar materiale të veshjeve të molerëve.

Detajet e vendosura nga Gjocaj i kanë bërë veshjet e saj mjaft të kërkuara, transmeton Koha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është fokusuar kryesisht te ngjyra gri dhe te e bardha. E këto kombinime po duken të përshtatshme për veshje të përditshme në qytet.

Gjocaj tregon se ku është inspiruar që ta realizojë një koleksion të tillë pikërisht në kohë pandemie.

Materiali nga të cilat punohen veshjet e molerëve, sipas saj, është i qëndrueshëm e i përshtatshëm.

Ka sqaruar se çka paraqesin ngjyrat dhe detajet e tjera të vendosura në veshje.

Gjocaj njihet tashmë si kreatore që pothuajse të gjitha veshjet i bën me veshje të ricikluara. Nga këto rroba, sipas saj, gjithnjë mund të dalë diçka interesante.

Edhe çmimet, thotë ajo, janë të përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Pas rrobave të molerëve, ajo thotë se priten edhe koleksione të tjera që do kenë gjithnjë diçka unike.