Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Trendi në rritje për blerjen e gjësendeve të dorës së dytë

Një mundësi mjaft e mirë dhe ekonomike është blerja në dyqanet e dorës së dytë.

Ka tash e disa vjet që ky trend ka filluar të përhapet me të madhe edhe në vendin tonë.

Nga shitja e rrobave e gjësendeve personale e deri te blerja e tyre për t’i shitur më pastaj.

Këtij trendi i është bashkuar edhe Greta Guci bashkë me një familjare të saj, ku tash e dy vjet e mbajnë dyqanin me emrin “Art Vintage”.

Synim i tyre nuk është vetëm shitja e gjërave të përdorura, po ato duhet të jenë më të vjetra.

Edhe “A po takohemi? Veni dihet” – Një histori që rritet bashkë me familjet tona Reklama “A po takohemi? Veni dihet” – Një histori që rritet bashkë me familjet tona

Jo të viteve të fundit, pasi që moda e para 40-50 vjetëve po kthehet në aktualitet.

Momentet më të veçanta janë ato kur një klient has në dyqan markash të njohura. Reagimet zakonisht vijnë pasi që e kuptojnë çmimin, tregon Guci.

Pas hezitimeve sikur për secilin trend të ri, tash “Art Vintage” e frekuentojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Rrobat mbesin më të kërkuarat, por interesimi ka filluar të rritet edhe për stoli, suvenire, çanta e disa gjëra tjera të veçanta që mund të gjenden vetëm nëpër dyqane të tilla.

Edhe Qarkullimi i rrobave të dorës së dytë shihet si mundësi për mbrojtjen e mjedisit Kuriozitet Qarkullimi i rrobave të dorës së dytë shihet si mundësi për mbrojtjen e mjedisit

Si në shumë domene të tjera të jetës, gjendja me pandeminë ka ndikuar edhe në këtë veprimtari.

Mirëpo, furnizimi me këto gjëra ka filluar të jetë i rregullt e edhe festat e fundvitit e kanë rritur frekuentimin aty.