Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qarkullimi i rrobave të dorës së dytë shihet si mundësi për mbrojtjen e mjedisit

rroba

Suedia po promovon përdorimin e blerjeve të rrobave të dorës së dytë duke vlerësuar se sasia e madhe e rrobave luan rol në dëmin mjedisor. 

Për të prodhuar një palë pantallona, kërkohen afërsisht 7,571 litra ujë, sipas Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara, UNEP.

Iniciativa e Suedisë për shkëmbimin e veshjeve të dorës së dytë filloi në vitin 2010 dhe është rritur.

Vitin e kaluar, rreth 140,000 njerëz morën pjesë në 140 ngjarje shkëmbimi rrobash dhe morën më shumë se 44,000 artikuj të përdorur, raportoi AP. 

Vitin e kaluar, suedezëve iu ndalua të hidhnin rrobat në plehrat e zakonshme, në një përpjekje të Bashkimit Evropian për të nxitur riciklimin. Por masa pati efekt të kundërt kur vendet e grumbullimit të bashkive u mbingarkuan, duke çuar në grumbullime tekstilesh të papërdorura, dhe qeveria e ndryshoi një pjesë të rregullit në tetor.

Evente shkëmbimi të rrobave organizohen nga Shoqata Suedeze për Ruajtjen e Natyrës. Kryetarja e saj, Beatrice Rindevall, ka thënë se çdo suedez hedh rreth 9-10 kilogramë rroba.

Edhe Kthim te librat - Shkollat e Suedisë po reduktojnë mësimin digjital Botë Kthim te librat - Shkollat e Suedisë po reduktojnë mësimin digjital

Suedezët blejnë mesatarisht 25 rroba të reja në vit, sipas Shoqatës, dhe 90% e atyre rrobave nuk përdoren kurrë.