Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kërkesat për pemë dhe perime gjatë dimrit

Edhe në stinën më të ftohtë, prodhimet vendore janë gjithherë të pranishme, si në tezgat e tregjeve, ashtu edhe në shportat e konsumatorëve.

Domatet, patatet, qepët e lakrat janë perimet të cilat kultivohen gjatë tërë vitit nga fermerë kosovarë.

Portokajtë e mandarinat janë prej frutave më të shitura gjatë sezonit dimëror, thotë shitësi i Tregut të Gjelbër në Prishtinë, Ymer Gajtani.

Edhe pse këto nuk janë prodhime vendore, importohen kryesisht nga Shqipëria meqenëse çmimet e produkteve që vijnë nga atje janë më të lira se të vendeve të tjera fqinje.

“Gjatë sezonit dimëror më së shumti shiten mandarinat e portokajtë. Megjithëse tash ka edhe prodhime të freskëta e të gjelbra”, tha Gajtani.

Vetëm për disa centë ndryshon çmimi i perimeve me ardhjen e dimrit. Këtë diferencë të vogël në çmim, Gjatani thotë që e shkakton konkurrenca e tregut.

“Krejt që janë prodhime të vendit janë gjithnjë më të lira se të vendeve tjera. Dimrit është pak më shtrenjtë megjithëse nuk po lejon konkurenca e tregut”, shtoi ai

Fasulja, si ushqimi i preferuar i shumicës në Kosovë, vjen nga Peja e rajoni i Llapit.

Për shkak të temperaturave të ulëta, edhe produktet qëndrojnë të freskëta për kohë më të gjatë.

“Në sezonin dimëror malli qëndron më shumë për shkak të temperaturës që është më e ftohtë”, u shpreh ai.

Prodhimet vendore janë më të kërkuarat, pa marrë parasysh stinën.

Artikuj të ngjashëm